Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Punonjësi Paketimi, me fokus te një kandidat i rregullt, aktiv dhe i angazhuar në punë.
Detyrat
- Paketimi i artikujve në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
- Verifikimi pamor i produkteve përpara se të paketohen.
- Rregullimi dhe organizimi i materialeve që përdoren gjatë punës.
- Kujdesi për pastërtinë dhe rendin në hapësirën e punës.
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të ekipit për të arritur objektivat e përditshme.
Kualifikimet
- Përbën përparësi përvoja e mëhershme në paketim ose në magazinë.
- Aftësi për të bashkëpunuar dhe punuar me ekipin.
- Saktësi dhe ndjenjë përgjegjësie gjatë kryerjes së detyrave.
- Temp i mirë pune dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
Ofrohen
- Kushte të favorshme pune.
- Ambient pune korrekt dhe me frymë bashkëpunimi.
- Qëndrueshmëri në punë dhe mundësi punësimi afatgjatë.