Përshkrimi
HR Studio po kërkon të angazhojë një Menaxhere Logjistike. Kjo pozitë i përshtatet një kandidateje me shkathtësi shumë të mira organizimi, përvojë në drejtimin e proceseve logjistike dhe dëshirë për të punuar në një mjedis dinamik.
Detyrat
- Harton, organizon dhe mbikëqyr ecurinë e proceseve logjistike në kompani.
- Koordinon aktivitetet që lidhen me transportin, ruajtjen në magazinë dhe shpërndarjen e produkteve.
- Kujdeset për administrimin efikas të stokut dhe inventarit.
- Punon ngushtë me furnitorë, transportues dhe me departamente të tjera për të siguruar vazhdimësi të proceseve.
- Ndjek shpenzimet logjistike dhe rekomandon mënyra për përmirësimin e tyre.
- Përgatit raporte të rregullta për performancën logjistike dhe analizat përkatëse.
- GarantON zbatimin e procedurave të kompanisë dhe përmbushjen e standardeve të cilësisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Logjistikë, Administrim Biznesi, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Së paku 3 vite përvojë në role të ngjashme.
- Njohuri të mira për proceset e magazinimit, transportit dhe administrimit të stokut.
- Aftësi të forta organizative, analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe në koordinimin e ekipeve.
Ofrohet
- Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës.
- Mjedis pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Perspektivë për bashkëpunim afatgjatë me një ekip të motivuar.