Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një punonjëseje banaku energjike dhe të përkushtuar, e cila do të kujdeset për ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve dhe për ruajtjen e standardeve të markës.
Detyrat
- Ofrimi i shërbimit për klientët në banak për sallamra, djathëra dhe produkte të freskëta, duke ndjekur standardet e përcaktuara.
- Prerja, matja në peshë dhe paketimi i produkteve sipas kërkesave të klientëve.
- Zbatimi i rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore sipas HACCP.
- Verifikimi i afateve të skadencës dhe i cilësisë së produkteve.
- Rregullimi dhe paraqitja e saktë e produkteve në banak në përputhje me udhëzimet e kompanisë.
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirës së punës dhe i pajisjeve.
- Administrimi i porosive dhe njoftimi i klientëve për ofertat dhe promovimet aktuale.
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të ekipit për furnizim dhe organizim të stokut.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në banak ose në sektorin e produkteve të freskëta përbën përparësi.
- Njohuri bazë për produktet ushqimore, veçanërisht për sallamrat dhe bulmetin.
- Aftësi të mira në komunikim dhe qasje e orientuar drejt klientit.
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie, korrektësi në punë dhe kujdes i lartë për higjienën personale.
- Gatishmëri për të punuar me turne.
Benefitet
- Pagesë konkurruese.
- Mjedis profesional pune sipas standardeve ndërkombëtare.
- Trajnim hyrës dhe mundësi për zhvillim të vazhdueshëm.
- Perspektivë për rritje brenda kompanisë.
- Vendndodhja: Rruga e Elbasanit, Tiranë.