Përshkrimi
HR Studio po kërkon një profesioniste për rolin e Financiere Senior.
Detyrat
- Të administrojë dhe të mbikëqyrë proceset financiare të kompanisë.
- Të hartojë raporte financiare mujore dhe vjetore.
- Të përgatisë raportime financiare periodike për drejtuesit e kompanisë.
- Të zhvillojë analiza financiare që mbështesin vendimmarrjen strategjike.
- Të kontrollojë dhe të ndjekë dokumentacionin financiar në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për funksionimin e rregullt të proceseve financiare.
- Të identifikojë dhe të zgjidhë me kohë problematikat financiare.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë – Kontabilitet.
- Përvojë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve financiare dhe kontabël.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Zotësi për zgjidhjen e problematikave dhe administrimin e prioriteteve.
- Komunikim i efektshëm dhe aftësi për punë në ekip.
Ofrohen:
- Mjedis profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Kushte të mira pune.
- Orari i punës: 08:00 – 16:30.
- Nga e hëna deri të premten.