Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Arkitekt/e me qasje krijuese dhe fokus të fortë te klienti, i/e cili/a do të merret me ideimin, projektimin dhe paraqitjen vizuale të produkteve në showroom. Pozicioni bashkon njohuritë teknike të arkitekturës me kreativitetin dhe komunikimin e qartë, për t’u ofruar klientëve këshillim të plotë rreth arredimit dhe organizimit të ambienteve.
Detyrat
- Zhvillon projekte të dizajnit të brendshëm duke u bazuar në kërkesat e klientëve dhe në gamën e produkteve që ofron kompania.
- Këshillon klientët për alternativat më të përshtatshme të arredimit, duke propozuar kombinime materialesh, ngjyrash dhe mobilimi.
- Siguron rregullimin estetik dhe prezantimin vizual të showroom-it në përputhje me standardet e brand-it.
- Përgatit vizualizime dhe prezantime profesionale për klientët.
- Punon ngushtë me ekipin për zbatimin e projekteve dhe përmirësimin e përvojës së klientit.
- Ofron udhëzim dhe mbështetje për dizajnerët më të rinj, sipas nevojës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Arkitekturë ose në fusha të afërta.
- Të paktën 2 vite përvojë në projektim të brendshëm, ndërsa përvoja në showroom mobiljesh konsiderohet përparësi.
- Njohuri shumë të mira në programe si AutoCAD, 3ds Max, SketchUp, Revit ose platforma të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në këshillimin e klientëve.
- Ndjenjë estetike e zhvilluar dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Shkathtësi të mira në organizim dhe në menaxhimin e hapësirës.
Çfarë Ofrohet
- Pagë konkurruese dhe bonuse të lidhura me performancën.
- Mjedis pune profesional dhe kreativ.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Orari i punës është nga e Hëna deri të Premten, 08:30 – 17:00, ndërsa të Shtunën zbatohet rotacioni ose 08:30 – 13:00.