Përshkrimi
Rosa Blu kërkon të punësojë një Shofer/Manovrator Vinci.
Detyrat
- Operon mjetet e transportit sipas kërkesave, përfshirë kamionin me vinç, minifadromën dhe mjete të tjera.
- Kontrollon automjetin çdo ditë, si para nisjes së punës ashtu edhe pas mbylljes së saj.
- Verifikon nivelin e karburantit për të garantuar që mjeti të jetë gjithmonë i gatshëm për përdorim.
- Merr përsipër edhe angazhime të tjera kur ato kërkohen.
- Regjistron materialet dhe pajisjet e përdorura, si edhe problematikat e evidentuara.
- Zbaton rregullat e sigurisë teknike gjatë punës.
Kualifikimet
- Kërkohet së paku 3 vjet përvojë si shofer ose manovrator vinci, minifadrome etj.
- Duhet të jetë i aftë të mirëmbajë mjetin dhe të identifikojë nevojat e tij.
- Kandidati duhet të mund të kryejë riparime bazike të mjetit.
- Nevojitet leje drejtimi për kategorinë përkatëse.
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.