Përshkrimi
Hotel Rosa Blu është në kërkim të një Inxhinier Elektromekanik për Mirëmbajtje Objektesh.
Detyrat
- Udhëheq proceset e riparimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të kompanisë, duke siguruar efikasitet dhe funksionim të duhur.
- Zbulon problematikat e pajisjeve dhe realizon ndërhyrjet e nevojshme riparuese në objektet e kompanisë.
- Kryen kontrolle dhe inspektime për defekte, pastaj regjistron në sistem dosjet përkatëse sipas gjetjeve.
- Siguron që shërbimet e rregullta të realizohen brenda afateve.
- Mbikëqyr vazhdimisht gjendjen e objekteve dhe kryen kontrollet e nevojshme.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm profesional në elektromekanikë.
- Kërkohet përvojë minimale prej 3 viteve në një rol të ngjashëm.
- Të zotërojë aftësi të avancuara teknike për identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave.