Përshkrimi i pozicionit
Pozita e lirë është për Kuzhinier.
Detyrat kryesore
- Përgatit lloje të ndryshme gatimesh, duke ndjekur praktikat e mira për trajtimin e ushqimit dhe standardet higjieno-sanitare.
- Përpunon produkte dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë sipas kërkesave.
- Verifikon cilësinë e produkteve.
- Siguron pastërtinë e hapësirës dhe pajisjeve të punës.
- Bën gati pajisjet e nevojshme për punë në kuzhinë.
- Kryen përgatitjet paraprake për ushqimet e planifikuara.
- Bashkëpunon me kolegët dhe mbikëqyrësit, si edhe për detyra të tjera përkatëse.
Kualifikimet
Kërkesat dhe kualifikimet
Edukimi:
- Të posedojë diplomë nga shkolla profesionale në këtë profil.
- Të ketë përvojë në role të ngjashme.
Kualifikime shtesë:
- Të ketë njohuri për produkte të ndryshme ushqimore.
- Të njohë dhe të zbatojë receta të ndryshme ushqimore.