Rosa Blu po kërkon një Shofer për Makineri Ndërtimi me 4 akse.
Detyrat
- Të operojë makineri ndërtimi me 4 akse.
- Të kryejë inspektimin e automjetit çdo ditë, para fillimit dhe pas mbarimit të punës.
- Të verifikojë nivelin e karburantit, në mënyrë që mjeti të jetë gjithmonë i gatshëm për përdorim.
- Të marrë përsipër edhe detyra të tjera sipas nevojës.
- Të mbajë shënime për materialet e pajisjet e përdorura, si edhe për problematikat e evidentuara.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë teknike gjatë punës.
Kualifikimet
- Të ketë së paku 3 vjet përvojë pune si shofer i makinerive të ndërtimit me 4 akse.
- Të jetë i aftë të mirëmbajë mjetin dhe të identifikojë nevojat e tij.
- Të mund të realizojë riparime bazike të mjetit.
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë përkatëse.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
Ofrohet
- Pagesë prej 150.000 leke.
- Kushte të favorshme pune.