Rreth rolit
Instruktori i palestrës kujdeset për komunikimin me klientët, mbikëqyr ushtrimet dhe aktivitetet fizike, i angazhon aktivisht në programet e stërvitjes dhe i udhëzon për përdorimin e pajisjeve të palestrës.
Përgjegjësitë kryesore
- Harton programe për aktivitet fizik, të përshtatura me nevojat dhe aftësitë e secilit klient.
- Rekomandon mënyrat e duhura të frymëmarrjes gjatë ushtrimeve fizike.
- U jep klientëve udhëzime për përdorimin e pajisjeve.
- Përgatit dhe zhvillon programin e aerobisë sipas orarit të caktuar.
Kërkesat
- Të ketë diplomë nga Fakulteti i Edukimit Fizik.
- Të ketë mbi 2 vjet përvojë si instruktor në palestra që ofrojnë shërbim të nivelit të lartë.
- Të zotërojë përdorimin e pajisjeve të palestrës.
- Të njohë metoda moderne të trajtimit fizik.
- Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja: Anglisht dhe Italisht.