Përshkrimi
Hotel Rosa Blu po kërkon të angazhojë një Jurist me licence Avokatie.
Detyrat
Roli bazë dhe objektivi i përgjegjësive:
- Siguron zhvillimin e rregullt të të gjitha procedurave juridike.
- Administron, monitoron dhe përgjigjet për përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve.
- Informon vazhdimisht zyrat për ndryshimet në legjislacion.
- Përgatit kontrata.
- Harton dokumentet dhe ndjek procedurat e nevojshme për kompaninë.
- Zhvillon korrespondencën me institucionet dhe personat juridikë.
Kualifikimet
- Duhet të ketë license avokatie.
- Kërkohet njohja e gjuhës angleze.
- Kandidati duhet të jetë mbi 30 vjec.
- Duhet të ketë përfunduar Fakultetin Juridik.
- Nevojiten aftësi të mira organizimi, përfshirë përballimin e volumeve të larta të punës.
- Kërkohen aftësi të mira vlerësimi dhe ruajtje e konfidencialitetit në çështjet e punës.
- Duhet të jetë i/e aftë të negociojë dhe të punojë në mënyrë individuale ose në grup.
- Duhet të hartojë dokumentacion të qartë dhe të saktë për mbrojtjen e interesave të kompanisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi.