Përshkrimi
Shyze sh.p.k po kërkon të angazhojë një Inxhinier ndertimi ne Kantier.
Detyrat
- Të verifikojë punimet sipas kontratave të sipërmarrjes, projektit, preventivit dhe specifikimeve teknike.
- Të shqyrtojë përputhjen ndërmjet projekteve dhe detajeve përkatëse.
- Të përgatisë dhe të monitorojë grafikun e punimeve, në bazë të projektit dhe planit organizativ.
- Të hartojë dhe të kontrollojë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit.
- Të garantojë që punimet kryhen në harmoni me politikën e kompanisë për menaxhimin e cilësisë.
- Të mbikëqyrë zbatimin e standardeve të cilësisë gjatë proceseve të ndryshme teknologjike.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të posedojë licencë.
- Të ketë njohuri të mira të ''AUTOCAD'' dhe të ''Paketës Office''.
- Të demonstrojë aftësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
- Të ketë njohuri shumë të mira për leximin dhe zbatimin e projekteve.
- Të ketë përvojë si Inxhinier Zbatimi në sektorin e ndërtimit, në objekte civile dhe rezidenciale.