Përshkrimi
Qëllimi i pozicionit: Siguron mirëmbajtjen e rrjetit, inspekton linjat, identifikon problematikat dhe përgatit raportet përkatëse.
Detyrat
- Të njohë në hollësi shtrirjen e rrjetit elektrik dhe llojet e materialeve që përdoren.
- Të jetë në gjendje të evidentojë dhe përcaktojë materialet e nevojshme për mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të rrjetit elektrik.
- Të kujdeset për rrjetin ekzistues të linjave të furnizimit dhe të instalojë linja të reja sipas kërkesave, mundësive teknike dhe standardeve të sigurisë teknike.
- Të ndërhyjë për rregullimin e defekteve në pajisjet elektrike dhe elektronike.
- Të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune në profile të ngjashme zbatimi.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për elementet bazë të sistemit elektrik.
- Të ketë njohuri shumë të mira të rregullores për sigurinë teknike.
- Të demonstrojë aftësi të mira në instalimet elektrike, kontrollin dhe mirëmbajtjen e rrjetit.