Përmbledhje
Hotel Rosa Blu po kërkon të punësojë një Financiere.
Detyrat kryesore
- Të administrojë dhe kontrollojë të gjithë sistemin financiar dhe kontabël të shoqërisë.
- Të hartojë procedurat për regjistrimin e të dhënave në programin kontabël dhe të sigurojë zbatimin e tyre.
- Të ndjekë vazhdimisht, me saktësi, proceset financiare.
- Të analizojë dhe verifikojë periodikisht faturimet dhe pagesat e klientëve, duke evidentuar rastet me vështirësi në likuidim.
- Të menaxhojë komunikimin me klientët dhe furnitorët për çështjet financiare.
- Të garantojë arkivimin e saktë të dokumentacionit me të gjitha të dhënat e nevojshme, për rritjen e efikasitetit të departamentit të financës, duke përfshirë dosjet e klientëve/furnitorëve, arkën/bankën, punonjësit dhe listëpagesat, asetet etj.
Kërkesat
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira në kontabilitet dhe Finance 5.
- Të ketë njohuri të avancuara për planifikimin dhe zhvillimin e çështjeve ekonomiko-financiare.
- Të ketë më shumë se 4 vjet përvojë pune.
- Të zotërojë njohuri bazë të gjuhës angleze.