WELL SH.P.K. po zgjeron aktivitetin e rrjetit të tij drugstore në qytetin e Tiranes dhe kërkon punonjës të kualifikuar për rolin e Zevendes Menaxher Dyqani.
Funksioni baze dhe qellimi i pergjegjesive
Zëvendës Menaxheri i Dyqanit mbulon drejtimin e përditshëm të dyqanit dhe garanton funksionimin e tij sipas standardeve të përcaktuara nga kompania.
Detyrat
- Drejton dhe motivon stafin, duke monitoruar me përpikëri disiplinën në vendin e punës.
- Rrit produktivitetin e dyqanit, ruan orientimin tregtar dhe ndërmerr masa për të arritur përfitueshmërinë më të lartë të tij.
- Mbështet përmirësimin dhe zhvillimin e performancës përmes zbatimit të shkëlqyer operacional dhe komercial.
- Vendos dhe ruan standarde të larta për pamjen e dyqanit dhe tregtimin vizual, në harmoni me standardet e kompanisë.
- Përqendrohet në realizimin e indikatorëve të përcaktuar të performancës.
- Grumbullon, filtron dhe përcjell porositë e përditshme.
- Zgjeron bazën e klientëve duke sjellë risi dhe duke rritur njohjen e brand-it të kompanisë.
- Siguron mirëmbajtjen dhe organizimin e rregullt të produkteve.
- Vendos mallrat në rafte ose në hapësirat e destinuara për to.
- Verifikon që secili artikull në raft të ketë çmimin përkatës.
- Kontrollon paraqitjen e produkteve për të plotësuar stokun dhe angazhohet për sistemimin e tij sipas rendit të kërkuar.
- Shqyrton produktet në rafte për skadencat dhe i raporton ato te përgjegjësi ose menaxheri.
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip për produktet që nuk i kanë ato.
- Ndihmon klientët gjatë blerjes, sipas nevojave të tyre.
- Raporton për ecurinë e punës.
Kualifikimet
- Edukimi: kërkohet arsim i lartë; preferohet profili Ekonomik/Finance.
- Eksperiencat e punës: së paku 1 vit përvojë në një pozicion të ngjashëm.
- Zotërim shumë i mirë i paketës Office (Word, Excel).
- Aftësi për punë metodike dhe të organizuar.
- Ndershmëri dhe integritet.
- Gatishmëri për punë me 2 turne.
Ne ofrojmë:
- Pagë motivuese.
- Ambient miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune.
- 40 orë pune në javë.
- Vlerësim në bazë të performancës.
- Leje vjetore.