Përshkrimi
ALKOS GROUP ALBANIA, një nga kompanitë kryesuese të importit dhe distribucionit në Shqipëri, kërkon të plotësojë vendin e lirë për Key Account Vlore.
Detyrat
- Kryen vizita në çdo pikë shitjeje dhe te klientët në territorin që mbulon, duke ndjekur planin ditor.
- Verifikon që produktet të vendosen në pozicionin e përcaktuar dhe në pajtim me standardet e kompanisë.
- Mbikëqyr nivelin e stokut të produkteve në pikat e shitjes.
- Siguron ekspozimin e materialeve promocionale në pikat e shitjes.
- Kujdeset për rrjetin aktual të klientëve dhe zbulon klientë të rinj potencialë.
- Paraqet në mënyrë profesionale produktet te klientët e zonës së mbuluar.
- Ndjek procesin e porosive dhe bashkërendon punën me departamentet përgjegjëse derisa porosia të arrijë te klienti.
- Informon supervizorin e shitjeve për ecurinë e angazhimeve dhe çështjet e evidentuara.
Kualifikimet
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm; arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Nevojiten të paktën 2 vjet përvojë në shitje në kanalin Key-Account.
- Njohja e programeve financiare përbën avantazh.
- Kandidati duhet të ketë aftësi të dallueshme komunikimi.
Ne ofrojmë :
- Pagë motivuese
- Mjedis pune miqësor dhe dinamik
- Kontratë të rregullt pune (E HENE - E PREMTE)
- Vlerësim sipas performancës