Rreth pozicionit
ALKOS GROUP ALBANIA, distributor ekskluziv i markave të njohura ndërkombëtare për artikuj shtëpiakë dhe konsumi, kozmetikë dhe kujdes personal, me zyrat qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, po zgjeron ekipin për rolin Shofer / Furnitor.
- Departamenti: Logjistikës
- Vendndodhja: Durres
- Kontrata: Në përputhje me Kodin e Punës
- Orari javor: E Hënë - E Premte
Përgjegjësitë
- Përgatit porositë në magazinë.
- Ngarkon porositë në automjetin e shpërndarjes.
- Siguron që mallrat e porositura nga klientët të dorëzohen në destinacion brenda afatit.
- Shpërndan produktet dhe mallrat nga magazina qendrore te klientët.
- Mban përgjegjësi për inventarin e mallrave të pranuara nga magazina, si edhe për dëmtimet e tyre gjatë transportit.
- Përgjigjet për masat administrative shtetërore që lidhen me shkeljet e Kodit Rrugor.
- Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e automjetit dhe të të gjitha aseteve që përdor.
- Siguron mirëmbajtjen teknike të automjetit.
Kërkesat
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Përvoja si shofer është e nevojshme; përvoja në distribucion përbën përparësi.
- Të zotërojë patentë të kategorisë B.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të jetë fleksibël ndaj orareve të punës.