Përshkrimi
SO CART sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, është një kompani prodhuese shqiptare që merret kryesisht me përpunimin e letrës celuloze në produkte përfundimtare për konsumatorin. Aktualisht kërkohet Punonjës i Kualifikuar Makinerie (M).
Detyrat
- Përdor dhe drejton makineritë e punës.
- Ndjek ecurinë e procesit dhe tregon fleksibilitet në bashkëpunimin me ekipin për të realizuar kërkesat e punës.
- Mbikëqyr dhe ruan standardet e sigurisë, me kujdes të veçantë ndaj makinerive dhe pajisjeve elektrike.
- Merr pjesë në trajnime për të përmbushur kërkesat që dalin nga legjislacioni në fuqi.
- Respekton standarde të larta të higjienës personale dhe të ambientit të punës.
- Organizon në mënyrë efikase kohën dhe orarin e punës.
- Angazhohet si pjesë e ekipit të përzgjedhur, duke qenë njëkohësisht i/e aftë të marrë vendime të pavarura brenda standardeve të përcaktuara nga Departamenti Teknik.
- Bashkërendon punën dhe komunikon me departamentet e tjera brenda sektorit të prodhimit.
Kualifikimet
- Përvoja me makineri ose në fusha të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Duhet të jetë i/e fokusuar në arritjen e rezultateve gjatë punës në grup.
- Preferohet të jetë energjik/e, me iniciativë dhe kreativitet, si edhe të sjellë ide të reja për çështje të ndryshme të procesit të punës.
- Nevojitet përkushtim i lartë ndaj detajeve, në interesin më të mirë të kompanisë.
- Kërkohet përfundimi i arsimit të lartë.
- Duhet të ketë aftësi dhe shkathtësi në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
- Kërkohet fleksibilitet me oraret e punës.
- Duhet të zotërojë leje drejtimi.
Shënime