Përshkrimi
WELL SH.P.K., pjesë e Alkosgroup, po zgjeron aktivitetin dhe rrjetin e drugstore-ve në Shqipëri dhe, për këtë arsye, po kërkon punonjës të kualifikuar për Magazinën Qendrore në rolin Pirunist / Paletist.
Detyrat
- Përgatit paletat me produktet përkatëse sipas porosive.
- Kryen ngarkesat dhe dërgesat brenda magazinës duke respektuar sigurinë.
- Lëviz dhe sistemon produktet në hapësirat e përcaktuara të magazinës.
- Ndihmon në ruajtjen e sigurisë në ambientet e magazinës.
- Kryen ose mbështet mirëmbajtjen e pirunit.
Kualifikimet
- Të bashkëpunojë mirë me ekipin.
- Të ketë komunikim të mirë me kolegët.
- Të ketë eksperiencë ose njohuri bazë fillestare.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
- Të jetë fleksibël me orarin e punës.
Ofrojmë
- Pagë motivuese.
- Ambient pune miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune.
- 40 orë pune në javë.
- Vlerësim në bazë të performancës.
- Transport nga Tirana.
- Ambient miqësor.