Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, po zgjeron veprimtarinë e saj në qytetin e Tiranës dhe kërkon të shtojë në ekipin e rrjetit drugstore punonjës në rolin Staf Shitës Full – Time. Ky pozicion përfshin njëkohësisht detyra që lidhen me arkën, sistemimin e produkteve dhe shërbimin ndaj klientit.
Detyrat
- Përkujdeset për gjendjen dhe organizimin e rregullt të produkteve.
- Vendos mallrat në rafte dhe në hapësirat e parashikuara për to.
- Sigurohet që secili artikull i ekspozuar të ketë çmimin përkatës.
- Mbikëqyr paraqitjen e produkteve për plotësimin e stokut dhe angazhohet në riorganizimin e tij sipas standardit të kërkuar.
- Verifikon produktet në rafte për afatet e skadencës dhe ia raporton rastet përgjegjësit ose menaxherit.
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip për produktet që nuk i kanë ato.
- Mban të pastra ambientin e marketit, raftet dhe hapësirat e tjera të punës.
- U jep mbështetje klientëve gjatë blerjes për çdo nevojë që mund të kenë.
- Ndihmon klientët të gjejnë produktet për të cilat interesohen.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, ndërsa arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Të mos ketë angazhime studimore.
- Të jetë i aftë dhe i gatshëm për të punuar në grup.
- Të ketë fleksibilitet për punë me dy turne.
Ne ofrojmë
- Pagë motivues.
- Ambient pune miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë).
- Vlerësim në bazë të performancës.