Përshkrimi
WELL ALBANIA ka hapur një vend pune për Punëtor Magazine në Magazinën Qendrore në Picar, Vorë.
Ofrohen:
- Pagë nxitëse;
- Kontratë e rregullt pune me 40 orë në javë, në përputhje me Kodin e Punës;
- Transport i garantuar;
- Vlerësim në bazë të performancës;
Detyrat
- Marrja, shkarkimi dhe vendosja e produkteve në ambientet e magazinës;
- Përgatitja dhe koordinimi i porosive për shpërndarje;
- Verifikimi i sasisë së mallrave dhe përputhjes së tyre me porositë;
- Paketimi, etiketimi dhe renditja e produkteve sipas kategorive përkatëse;
- Bashkëpunimi me shoferët dhe me anëtarët e tjerë të ekipit për përgatitjen në kohë të ngarkesave;
- Mbajtja e magazinës në gjendje të pastër, të sistemuar dhe të organizuar;
- Zbatimi i procedurave të punës dhe i rregullave të sigurisë në magazinë;
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me funksionimin e përditshëm të magazinës, sipas udhëzimeve të përgjegjësit;
Kualifikimet
- Të jetë në gjendje të kryejë punë fizike;
- Të punojë si në grup, ashtu edhe në mënyrë individuale;
- Të tregojë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;