Përshkrimi
WELL SH.P.K. po zgjeron aktivitetin e rrjetit të saj drugstore në qytetin e Tiranës dhe është në kërkim të një Menaxher Dyqani (F/M).
Kjo pozitë ka në ngarkim administrimin e përditshëm të dyqanit dhe sigurimin e funksionimit të tij sipas standardeve të përcaktuara nga kompania dhe punëdhënësi.
Detyrat
- Udhëheq dhe motivon ekipin e punës, duke mbikëqyrur me kujdes respektimin e disiplinës gjatë orarit të punës.
- Punon për rritjen maksimale të produktivitetit të dyqanit, me fokus të qartë tregtar dhe me masa konkrete për të arritur nivelin më të lartë të fitimprurësisë.
- Kontribuon në përmirësimin e performancës dhe zhvillimin e aktivitetit përmes zbatimit shumë të mirë operacional dhe komercial.
- Siguron vendosjen dhe ruajtjen e standardeve të larta për paraqitjen e dyqanit dhe tregtimin vizual, në përputhje me kërkesat e kompanisë.
- Mbikëqyr dhe verifikon nivelin e stokut.
- Mban përgjegjësi për inventarin.
- Merret me grumbullimin, përzgjedhjen dhe dërgimin e porosive ditore.
- Ndihmon në zgjerimin e bazës së klientëve duke sjellë risi dhe duke forcuar njohjen e brand-it të kompanisë.
- Raporton rregullisht mbi ecurinë e punës.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë.
- Përvojë e mëparshme në role të ngjashme prej jo më pak se 2 vjecare; eksperienca në Retail konsiderohet përparësi.
- Orientim i fortë drejt shitjeve dhe realizimit të rezultateve.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Zotërim në nivel të avancuar i paketës MS Office.
- Aftësi shumë të mira në udhëheqje, organizim dhe menaxhim.
- Aftësi për ndërveprim në biznes dhe shitje.