Përshkrimi
Për shkak të zgjerimit të veprimtarisë së saj, ALKOS Group, një nga kompanitë kryesore në Shqipëri në fushën e importit dhe distribucionit, kërkon të punësojë një Agjent Shitje Tirane.
Detyrat
- Të kujdeset për rrjetin aktual të klientëve dhe të evidentojë mundësi për klientë të rinj.
- Të marrë porositë nga klientët ekzistues dhe të realizojë shitje direkte për produktet që mbulon.
- Të vizitojë çdo pikë shitjeje dhe klient në zonën përkatëse, sipas planit ditor të punës.
- Të verifikojë nivelin e stokut të produkteve në secilën pikë shitjeje.
- Të prezantojë produktet në mënyrë profesionale te klientët e zonës së mbuluar dhe të sigurojë vendosjen e materialeve promocionale në pikat e shitjes.
- Të ndjekë ecurinë e porosive dhe të bashkëpunojë ngushtë me departamentet përgjegjëse deri në dorëzimin e tyre te klienti.
- Të informojë supervizorin e shitjeve për zhvillimin e punës dhe vështirësitë e hasura gjatë saj.
- Të identifikojë, dokumentojë dhe njoftojë kolegët dhe eprorët për ngjarje apo çështje që lidhen me punën.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në sektorin e shitjeve konsiderohet përparësi.
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe të jetë person energjik e i motivuar.
- Të tregojë përgjegjshmëri dhe kujdes në kryerjen e detyrave.
- Të jetë i orientuar drejt shërbimit ndaj klientit.
- Të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në grup.
- Të ketë aftësi shumë të mira në negocim.
- Të organizojë dhe planifikojë punën në mënyrë efektive.
Shënime
- Vendndodhja e punës: Tirane.
- Kontrata ofrohet sipas Kodit te Punes.