Përshkrimi
ALKOS GROUP ALBANIA është distributor ekskluziv i markave të njohura ndërkombëtare në segmentin e artikujve për shtëpi dhe konsum, kozmetikës dhe kujdesit personal. Kompania, me zyra qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, po zgjeron ekipin e saj për rolin Shofer / Furnitor.
- Departamenti: Logjistikës
- Vendndodhja: Tirane
- Kontrata: Sipas Kodit të Punës
- Koha javore e punës: E Hënë - E Premte
Detyrat
- Kryen përgatitjen e porosive në ambientet e magazinës.
- Bën ngarkimin e porosive në automjetin e shpërndarjes.
- Siguron që mallrat e porositura nga klientët të mbërrijnë në destinacion brenda afatit të përcaktuar.
- Realizon shpërndarjen e produkteve dhe mallrave nga magazina qendrore drejt klientëve.
- Mban përgjegjësi për inventarin e mallit që i dorëzohet nga magazina, si edhe për çdo dëmtim që mund të ndodhë gjatë transportit.
- Përgjigjet për masat administrative shtetërore që mund të lindin nga shkelja e Kodit Rrugor.
- Kujdeset për pastërtinë e mjetit dhe për mirëmbajtjen e tij, si edhe të të gjitha aseteve që përdor në punë.
- Ndjek dhe garanton mirëmbajtjen teknike të mjetit.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm.
- Preferohet përvojë pune në funksionin e shoferit, veçanërisht në fushën e distribucionit.
- Kandidati duhet të jetë i pajisur me patentë klasi B.
- Nevojiten aftësi shumë të mira komunikimi.
- Kërkohet fleksibilitet ndaj orareve të punës.
- Vendbanimi i preferuar: Tirane, Vore.