Përshkrimi
SAGA DISTRIBUTION, pjesë e ALKOS Group dhe një kompani e njohur në tregun shqiptar për tregtimin e produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, kërkon të zgjerojë aktivitetin e saj duke punësuar një Agjent Shitje në Durrës.
- Departamenti: Departamenti i Shitjeve
- Pozicioni: Agjent Shitje
- Vendndodhja: Durrës
- Koha e punës: E Hënë – E Shtunë
Detyrat
- Kujdeset për ruajtjen e marrëdhënieve me klientët aktualë dhe kërkon mundësi për të afruar klientë të rinj.
- Merr porosi nga klientët ekzistues dhe kryen shitje të drejtpërdrejta për produktet që ka në ngarkim.
- Viziton të gjitha pikat e shitjes dhe klientët në zonën që mbulon, duke ndjekur planin ditor të punës.
- Verifikon nivelin e stokut në pikat e shitjes dhe evidenton kërkesat për furnizim.
- Paraqet produktet në mënyrë profesionale te klientët e zonës së tij dhe siguron vendosjen e materialeve promocionale në pikat e shitjes.
- Ndjek ecurinë e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet përkatëse deri në dorëzimin e tyre te klienti.
- Informon Supervizorin e Shitjeve për progresin e punës, rezultatet në shitje, problematikat dhe mundësitë për zhvillim në terren.
- Regjistron dhe përcjell në kohë te kolegët dhe përgjegjësit çdo ngjarje ose çështje të rëndësishme që lidhet me punën, klientët dhe procesin e shitjes.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në fushën e shitjeve konsiderohet si përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim.
- Kandidati duhet të jetë energjik, i motivuar, i përgjegjshëm dhe i vëmendshëm në përmbushjen e detyrave.
- Duhet të ketë orientim të fortë ndaj shërbimit për klientin dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata.
- Nevojitet aftësi për organizimin efektiv të punës së përditshme në terren.
- Kërkohet patentë e klasit B dhe aftësi të mira në drejtimin e automjetit.
Ne ofrojmë
- Pagë motivuese
- Ambient pune miqësor dhe dinamik
- Kontratë të rregullt pune
- Vlerësim në bazë të performancës
Ky përshkrim i rolit nuk i përfshin të gjitha detyrat në mënyrë shteruese. Punonjësi mund të angazhohet edhe në përgjegjësi të tjera sipas nevojave të kompanisë.