Përshkrimi
ALKOS GROUP ALBANIA , një nga kompanitë udhëheqëse në Shqipëri në fushën e importit dhe shpërndarjes, ka hapur një vend vakant për pozicionin Key Account Vlore.
Detyrat
- Kryen vizita të përditshme në pikat e shitjes dhe te klientët që mbulon në zonën përkatëse, sipas planit të punës.
- Kujdeset që produktet të vendosen në pozicionin e duhur dhe në përputhje me standardet e kompanisë.
- Verifikon nivelin e stokut të produkteve në secilën pikë shitjeje.
- Siguron që materialet promocionale të jenë të vendosura në mënyrën e kërkuar në pikat e shitjes.
- Administron marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe kërkon mundësi për të identifikuar klientë të rinj potencialë.
- Paraqet produktet në mënyrë profesionale te klientët në territorin që mbulon.
- Ndjek ecurinë e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet përgjegjëse deri në dorëzimin e tyre te klienti.
- Informon supervizorin e shitjeve mbi mbarëvajtjen e punës dhe çështjet e hasura gjatë aktivitetit.
Kualifikimet
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm, ndërsa arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Nevojitet të paktën 2 vjet përvojë në shitje në kanalin Key-Account.
- Njohuritë në përdorimin e programeve financiare përbëjnë avantazh.
- Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
Ne ofrojmë :
- Pagë motivuese
- Ambient pune miqësor dhe dinamik
- Kontratë të rregullt pune (E HENE - E PREMTE)
- Vlerësim në bazë të performancës