Përshkrimi
ALKOS GROUP ALBANIA, distributor ekskluziv i markave të njohura ndërkombëtare për artikuj shtëpiakë dhe të konsumit, kozmetikë dhe kujdes personal, me zyra qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, po zgjeron ekipin me një Shofer / Furnitor.
- Departamenti: Logjistikës
- Vendndodhja: Tirane
- Kontrata: Në përputhje me Kodin e Punës
- Koha javore e punës: E Hënë - E Premte
Detyrat
- Përgatit porositë në magazinë.
- Ngarkon porositë në automjetin e shpërndarjes.
- Siguron që mallrat e porositura nga klientët të dorëzohen në destinacion brenda afatit.
- Shpërndan produktet dhe mallrat nga magazina qendrore te klientët.
- Mban përgjegjësi për inventarin e mallrave të pranuara nga magazina dhe për çdo dëmtim gjatë transportit.
- Përgjigjet për masat administrative shtetërore që lidhen me shkeljet e Kodit Rrugor.
- Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e automjetit, si edhe të të gjitha aseteve në përdorim.
- Siguron mirëmbajtjen teknike të mjetit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Përvoja si shofer është e nevojshme; përvoja në distribucion konsiderohet avantazh.
- Të zotërojë patentë klasi B.
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim.
- Të mund të përshtatet me orare fleksibël pune.
- Vendbanimi të jetë në Tirane ose Vore.