Përmbledhje
WELL SH.P.K. po zgjeron veprimtarinë e rrjetit të drugstore-ve në Tiranë dhe kërkon të punësojë profesionistë për rolin Menaxher Dyqani (F/M).
Në këtë rol, Menaxheri i Dyqanit kujdeset për drejtimin e përditshëm dhe funksionimin e mbarë të dyqanit, në përputhje me standardet e përcaktuara nga kompania dhe punëdhënësi.
Përgjegjësitë
- Drejton dhe motivon stafin, duke garantuar respektimin e rregullave të disiplinës në punë.
- Rrit produktivitetin e dyqanit, mban fokusin tregtar dhe ndërmerr masa për të arritur përfitueshmërinë më të lartë të mundshme.
- Siguron përmirësimin e performancës dhe rritjen përmes zbatimit efektiv të proceseve operacionale e komerciale.
- Vendos dhe ruan standarde të larta për pamjen e dyqanit dhe tregtimin vizual, sipas kërkesave të kompanisë.
- Administron dhe monitoron sasinë e stokut.
- Mban përgjegjësi për inventarin.
- Grumbullon, përzgjedh dhe dërgon porositë e përditshme.
- Zhvillon bazën e klientëve duke sjellë risi dhe duke forcuar njohjen e brand-it të kompanisë.
- Raporton për progresin e punës.
Kërkesat
- Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë.
- Të paktën 2 vjet përvojë në role të ngjashme; eksperienca në Retail përbën avantazh.
- Orientim i fortë drejt shitjeve dhe përmbushjes së objektivave.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës MS Office.
- Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, organizim dhe menaxhim.
- Aftësi për ndërveprim në biznes dhe shitje.