Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, po zgjeron veprimtarinë e saj në Tiranë dhe kërkon staf për rrjetin e drugstore-ve.
Staf Shites Full – Time do të mbulojë njëkohësisht detyrat e kasierit, sistemimit të mallrave dhe shërbimit ndaj klientit.
Detyrat
- Siguron ruajtjen dhe organizimin e rregullt të produkteve.
- Vendos mallrat në rafte dhe në zonat e përcaktuara.
- Verifikon që secili artikull në raft të ketë çmimin përkatës.
- Kontrollon paraqitjen e produkteve për rimbushjen e stokut dhe organizon stokun sipas rregullit të kërkuar.
- Shqyrton produktet në rafte për afatet e skadencës dhe i raporton ato te përgjegjësi ose menaxheri.
- Kontrollon, regjistron dhe vendos përkthimet shqip për produktet që nuk i kanë ato.
- Kujdeset për pastërtinë e marketit, rafteve dhe hapësirave të tjera.
- U ofron klientëve asistencë gjatë blerjes, sipas nevojave të tyre.
- Ndihmon klientët të gjejnë produktet që kërkojnë.
Kualifikimet
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm; arsimi i lartë konsiderohet avantazh.
- Kandidati nuk duhet të ketë angazhime studimi.
- Duhet të jetë i gatshëm dhe i aftë për bashkëpunim në grup.
- Kërkohet fleksibilitet për punë me 2 turne.
Ne ofrojmë
- Pagë motivues.
- Mjedis pune miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune me 40 orë pune në javë.
- Vlerësim në bazë të performancës.