Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, po zgjeron veprimtarinë e saj në Durrës dhe kërkon staf për rrjetin e drugstore-ve.
Staf Shites Full – Time do të mbulojë njëkohësisht detyrat e arkëtarit, sistemimit të mallrave dhe shërbimit ndaj klientit.
Detyrat
- Siguron ruajtjen dhe organizimin e rregullt të produkteve.
- Vendos mallrat në rafte dhe në zonat e përcaktuara.
- Verifikon që secili produkt në raft të ketë çmimin përkatës.
- Kontrollon paraqitjen e produkteve, plotëson stokun dhe e rendit atë sipas standardit të kërkuar.
- Shqyrton afatet e skadencës së artikujve në rafte dhe i raporton te përgjegjësi ose menaxheri.
- Kontrollon, regjistron dhe vendos përkthimet shqip për produktet që nuk i kanë ato.
- Mban të pastra ambientet e marketit dhe raftet.
- U ofron klientëve ndihmë gjatë blerjes, sipas nevojave të tyre.
- Ndihmon klientët të gjejnë artikujt që kërkojnë.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm; arsimi i lartë konsiderohet avantazh.
- Kandidati nuk duhet të ketë angazhime studimore.
- Kërkohet gatishmëri dhe aftësi për punë në ekip.
- Nevojitet fleksibilitet për punë në 2 turne.
Ne ofrojmë
- Pagë motivuese.
- Ambient pune miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune me 40 orë pune në javë.
- Vlerësim bazuar në performancë.