Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, po zgjeron veprimtarinë e saj në Tiranë dhe rrethe dhe, për rrjetin e drugstore-ve, kërkon të plotësojë rolin MENAXHER RAJONAL (F/M) në RETAIL.
Menaxheri Rajonal ka përgjegjësi për:
- Kontrollin e disa dyqaneve WELL në një territor të përcaktuar dhe bashkërendimin e të gjitha veprimtarive të retail-it në rajonin përkatës.
- Planifikimin dhe mbarëvajtjen e operacioneve të përditshme dhe të veprimtarive të tjera, me synim rritjen e shitjeve dhe uljen e kostove në rrjetin WELL.
- Organizimin e ekipit të shitjes, shpërndarjen e detyrave e përgjegjësive, si edhe udhëheqjen dhe motivimin e tij.
Detyrat
- Monitoron aktivitetin e përditshëm të dyqaneve dhe kujdeset për trajnimin, planifikimin, organizimin, përcaktimin e prioriteteve të proceseve të punës dhe aktivitete të tjera operacionale.
- Garanton që çdo dyqan të veprojë në përputhje me strategjinë e kompanisë.
- Monitoron dhe zbaton planin e shitjeve dhe buxhetin përkatës.
- Përgatit parashikime mbi targetet aktuale, ndërsa analizon raportet e shitjeve dhe të të ardhurave.
- Siguron ecurinë e duhur të operacioneve për të rritur shitjet dhe për të reduktuar kostot.
- Bashkëpunon me menaxherët e dyqaneve për administrimin e stokut dhe siguron regjistrim të saktë të produkteve për secilin dyqan.
- Koordinon dhe ndjek zhvillimin e fushatave promocionale, sipas udhëzimeve të departamentit të Marketingut.
- Zbulon mundësi të reja dhe paraqet vazhdimisht propozime konkrete e të zbatueshme për përmirësimin e proceseve të punës në zonën që administron.
- Kryen analiza së bashku me departamentin e Marketingut lidhur me çmimet e konkurencës dhe prirjet më të fundit të tregut.
- Vlerëson performancën e përgjithshme të dyqanit dhe stafit, si edhe shitjet ditore/javore/mujore, brenda afateve të caktuara.
- Harton dhe vë në praktikë trajnime, strategji, politika, objektiva dhe burime të tjera për të rritur produktivitetin dhe motivimin e stafit.
- Planifikon e drejton mbledhje të rregullta/mujore me ekipin e shitjes dhe departamente të tjera, sipas nevojës, për komunikimin e informacionit, rishikimin e qëllimeve dhe vendosjen e objektivave mbi planin e shitjes.
- Organizon dhe kontrollon prezencën e përditshme të stafit, si dhe ndjek performancën e menaxherëve të dyqaneve.
- Mbikëqyr dhe mban përgjegjësi për rekrutimin, trajnimin dhe turnoverin e stafit.
- Komunikon rregullisht me menaxherët e dyqaneve dhe departamentet e tjera të kompanisë, për të garantuar harmonizimin dhe koordinimin në kohë të veprimtarive.
- Menaxhon siç duhet situatat sfiduese, adreson problematikat brenda afateve dhe kërkon në mënyrë aktive zgjidhje për to.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera që i caktohen.
- Udhëheq ekipin përmes shembullit personal.
Kualifikimet
Edukimi: Preferohet Diplomë Universitare në Administrim Biznes, Marketing, Financë ose fusha të ngjashme.
Eksperienca pune: Kërkohen së paku 2-3 vite përvojë në kompani të ngjashme tregtare, në retail ose distribucion, me menaxhim rrjetesh.
Aftësi shtesë
- Kërkohen njohuri kompjuterike në paketën Microsoft Office; zotërimi i Excel (MUST) përbën avantazh.
- Duhet zotërim shumë i mirë i gjuhës Angleze (MUST).
- Aftësi të avancuara për planifikim dhe organizim të kohës dhe afateve.
- Aftësi të forta analitike, organizative, krijuese dhe strategjike, me orientim drejt rezultateve.
- Aftësi shumë të mira për vlerësimin e praktikave ekzistuese të biznesit dhe hartimin e raporteve specifike.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi, bashkëpunimi, ndërpersonale dhe ndërveprimi.
- Aftësi për të punuar në kushte presioni.
- Integritet dhe etikë e lartë profesionale.
- Mendim kritik dhe aftësi për të vlerësuar situatat nga këndvështrimi i konsumatorit, si edhe për të kuptuar sjelljen blerëse.
- Fleksibilitet në orarin e punës dhe gatishmëri për udhëtime të rregullta në të gjithë zonën nën mbulim.
- Leje drejtimi.
Kushtet e punës: WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh konkurruese, ku përfshihet shpërblimi i drejtë sipas meritës individuale dhe vlerësimit të performancës, trajnimi i vazhdueshëm dhe mundësitë për karrierë në një kompani me rritje dinamike.