Përshkrimi
Si pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS, Met Engineering kërkon një Operatori CNC të përgjegjshëm e të angazhuar për t’u bërë pjesë e stafit. Për këtë rol kërkohet një kandidat me aftësi teknike, vëmendje ndaj cilësisë dhe interes për t’u zhvilluar profesionalisht.
Detyrat kryesore
- Të përdorë dhe të programojë makineritë CNC në përputhje me specifikimet teknike.
- Të lexojë vizatimet teknike dhe të interpretojë përmbajtjen e tyre.
- Të përgatitë materialet dhe t’i vendosë ato në makineri.
- Të monitorojë parametrat dhe proceset gjatë përpunimit.
- Të verifikojë përmasat dhe cilësinë e produkteve pas përpunimit.
- Të dallojë problemet teknike dhe t’i raportojë ato.
- Të kryejë mirëmbajtjen bazë të makinerive dhe mjeteve të punës, duke i mbajtur në gjendje të mirë.
- Të zbatojë procedurat e kompanisë dhe standardet e sigurisë.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvoja e mëparshme në pozicionin Operator CNC vlerësohet si përparësi.
- Të jetë i aftë të punojë si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Të zotërojë njohuri në përdorimin e programit AUTOCAD.
- Të njohë programin Art CAM.
- Të njohë sistemin e makinerisë "SYNTEC - 60 W-E".
- Të tregojë korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie gjatë punës.