Përshkrimi
Si pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS, Met Engineering kërkon një Marangozi të përgjegjshëm dhe të angazhuar për t’u bërë pjesë e stafit. Për këtë rol kërkohet një kandidat me zotësi teknike, vëmendje ndaj cilësisë dhe synim për t’u zhvilluar profesionalisht.
Përgjegjësitë
- Të shqyrtojë dhe interpretojë skicat teknike të projekteve të mobilimit dhe t’i zbatojë ato në punë.
- Të realizojë përpunimin, montimin dhe instalimin e mobiljeve, dyerve dhe elementeve të tjera prej druri.
- Të përdorë me profesionalizëm makineritë dhe pajisjet e repartit, përfshirë sharrën disk, sharrën shirit, frezën vertikale, foratricen, trapanin zinxhir, presën dhe makineri të tjera për përpunimin e drurit.
- Të verifikojë cilësinë e punimeve në secilën fazë të prodhimit dhe të montimit.
- Të kujdeset që punimet të përmbushin standardet e cilësisë dhe të përfundojnë brenda afateve të caktuara.
- Të zbatojë rregullat e kompanisë dhe procedurat për sigurinë në punë.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përvojë pune me prodhimin dhe montimin e mobiljeve nga melamina, MDF dhe druri.
- Të ketë përvojë në prodhimin e dyerve tamburat, të dyerve prej druri ose në montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave me xham.
- Të njohë përdorimin e makinerive për përpunimin e drurit.
- Të zotërojë aftësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Të jetë i aftë të bashkëpunojë në grup dhe të drejtojë ekipin gjatë kryerjes së punimeve.
- Të tregojë përpikëri dhe angazhim në zbatimin e orarit të punës.