Përshkrimi
Si pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS, Met Engineering kërkon të zgjerojë stafin me një Ndihmës Marangozi që tregon përkushtim dhe përgjegjshmëri. Për këtë rol kërkohen aftësi teknike, vëmendje ndaj cilësisë dhe gatishmëri për t’u zhvilluar profesionalisht.
Përgjegjësitë
- Mbështet marangozët gjatë prodhimit, përpunimit dhe montimit të mobiljeve, dyerve dhe elementëve të tjerë prej druri.
- Operon duke respektuar sigurinë me makineritë dhe veglat e repartit, përfshirë sharrën disk, sharrën shirit, frezën vertikale, foratricen, trapanin zinxhir, presën dhe pajisjet e tjera të nevojshme.
- Angazhohet në montimin e produkteve, si brenda repartit, ashtu edhe në objekt.
- Mban të organizuara materialet dhe veglat dhe kujdeset që vendi i punës të jetë i pastër.
- Zbaton procedurat e punës dhe rregullat e sigurisë të kompanisë.
- Punon së bashku me ekipin për përfundimin e punimeve brenda afateve të caktuara.
Kërkesat për kandidatin
- Pranohen kandidatë me eksperiencë ose pa eksperiencë.
- Kërkohet përgjegjshmëri, korrektësi dhe angazhim në punë.