Përshkrimi
MET Engineering kërkon një Tapicier/e me përvojë për t’u bërë pjesë e ekipit të prodhimit të mobiljeve.
Detyrat kryesore
- Analizimi i skicave teknike dhe interpretimi i tyre.
- Ndërtimi dhe përgatitja e strukturës së mobiljeve.
- Përgatitja e sfungjerit dhe realizimi i veshjes me të.
- Prerja e materialeve të tapicerisë, montimi dhe fiksimi i tyre.
- Verifikimi i cilësisë së produktit përgjatë prodhimit dhe pas përfundimit të tij.
- Planifikimi dhe bashkërendimi i punës së ekipit.
- Udhëzimi dhe aftësimi i stafit në përputhje me standardet e prodhimit.
- Sigurimi i zbatimit të specifikimeve teknike dhe të standardeve të cilësisë.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë e fituar më parë në rolin Tapicier/e.
- Njohje e mirë e proceseve të tapicerisë dhe e prodhimit të mobiljeve.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për drejtimin e tij.