Përshkrimi
AGI KONS Sh.p.k., ndër kompanitë udhëheqëse në ndërtim, me përkushtim ndaj përsosmërisë dhe cilësisë së lartë, kërkon profesionistë të kualifikuar për departamentin Teknik, në kuadër të zhvillimit të saj, për pozicionin Inxhinier/e Ndërtimi me profil Gjeoteknik. Ky rol siguron mbështetje teknike në çdo fazë të ndërtimit, duke respektuar projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, me qëllim ruajtjen e standardeve dhe lehtësimin e çertifikimit të punimeve deri në dorëzimin e objektit.
Detyrat kryesore
- Analizon aspektet gjeoteknike dhe vlerëson kushtet e tokës e të strukturave për projektet e ndërtimit.
- Përgatit raporte teknike që vlerësojnë të dhënat gjeoteknike dhe propozon zgjidhje të përshtatshme për ndërtimin e strukturave.
- Projekton sondazhe gjeoteknike dhe mbikëqyr realizimin e tyre në terren.
- Koordinon punën me arkitektët, inxhinierët e tjerë dhe ekipet e ndërtimit, në mënyrë që projektet të përmbushin specifikimet gjeoteknike.
- Analizon dhe parashikon rrezikun e mundshëm të shkatërrimit të strukturave, duke u mbështetur në kushtet gjeoteknike.
- Mbikëqyr dhe kontrollon punimet e ndërtimit për të garantuar respektimin e projekteve dhe të rregulloreve të zbatueshme.
- Jep këshillim dhe mbështetje teknike gjatë zbatimit të projektit, si edhe pas përfundimit të tij.
- Kontribuon në hartimin dhe shqyrtimin e ofertave dhe të dokumentacionit të tenderëve për projekte të ndryshme.
- Përcakton bazamente të sigurta për themelet e objekteve, mureve mbajtëse, digave dhe tombinove, sipas shpimeve gjeologjike dhe llojit të materialit.
- Kryen llogaritjet për përforcime vertikale, si pilota, diafragma dhe të tjera, për të garantuar qëndrueshmërinë gjatë gërmimit të themeleve të objektit.
- Përcakton shtresat mbështetëse të themeleve dhe nëse bazamenti kërkon përforcim, si edhe harton një plan të sigurt gërmimi që ruan qëndrueshmërinë e skarpatave sipas llojit të materialit.
- Harton projekte për përforcimin e skarpatave dhe shpateve të gërmuara që rrezikojnë të shemben.
- Përgatit projekte për përforcimin e themeleve të objekteve ekzistuese.
- Përgatit preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues dhe dokumente të tjera të kësaj natyre.
- I paraqet raportet Kryeinxhinierit.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, me specializim në Gjeoteknikë.
- Kandidati duhet të ketë të paktën 5 vite përvojë në inxhinierinë gjeoteknike, që përfshin analiza, projektim bazamentesh dhe sondazhesh gjeoteknike, si dhe mbikëqyrje të projekteve të ndërtimit.
- Është e nevojshme një licencë profesionale për ushtrimin e profesionit të inxhinierit të ndërtimit.
- Kërkohet zotërim i mirë i AUTOCAD, njohuri të Paketës Office dhe aftësi të shkëlqyera për analizë e zgjidhje problemesh.
- Kandidati duhet të shfaqë aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe bashkëpunim.
- Duhet të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe brenda një ekipi.
- Nevojiten njohuri të thelluara mbi rregulloret dhe standardet e sigurisë në ndërtim.
Dokumentet e kërkuara