Përshkrimi
MET Engineering kërkon një Tapicier/e me përvojë për t’iu bashkuar ekipit të prodhimit të mobiljeve.
Detyrat
- Leximi dhe kuptimi i skicave teknike.
- Ndërtimi dhe përgatitja e strukturës së mobiljeve.
- Përgatitja e mobiljeve dhe mbulimi i tyre me sfungjer.
- Prerja, instalimi dhe sigurimi i materialeve për tapiceri.
- Verifikimi i cilësisë së produktit përgjatë procesit të prodhimit dhe në përfundim të tij.
- Planifikimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të ekipit.
- Udhëzimi dhe trajnimi i stafit në përputhje me standardet e prodhimit.
- Sigurimi që specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë zbatohen.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në rolin e Tapicier/e.
- Njohuri të mira mbi tapicerinë dhe proceset e prodhimit të mobiljeve.
- Aftësi për të punuar me ekip dhe për ta udhëhequr atë.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.