Paraqitja e rolit
Met Engineering, pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS, kërkon një Marangozi të përkushtuar e të përgjegjshëm për t'iu bashkuar ekipit. Profili i përshtatshëm ka kompetenca teknike, kujdes për cilësinë dhe synon zhvillimin profesional.
Detyrat kryesore
- Shqyrton, kupton dhe zbaton skicat teknike për projektet e mobilimit.
- Përpunon, monton dhe vendos mobilje, dyer dhe elemente të ndryshme druri.
- Operon me profesionalizëm makineritë dhe pajisjet e repartit, përfshirë sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir, presë dhe pajisje të tjera për përpunimin e drurit.
- Verifikon cilësinë e punës në çdo etapë të prodhimit dhe montimit.
- Siguron që punimet të kryhen brenda afateve të përcaktuara dhe sipas standardeve të cilësisë.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
Kërkesat
- Përvojë pune në prodhimin dhe montimin e mobiljeve nga melamine, MDF dhe dru.
- Eksperiencë në prodhimin e dyerve tamburat, dyerve prej druri, ose në instalimin e dyerve, dritareve dhe fasadave me xham.
- Njohuri për përdorimin e pajisjeve të përpunimit të drurit.
- Aftësi të mira për organizim dhe komunikim.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për drejtimin e tij gjatë kryerjes së punimeve.
- Përpikëri dhe angazhim për respektimin e orarit të punës.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.