Përshkrimi i punës
Agjent Rezervimi Senior (Senior Reservation Agent)
Departamenti: Shitje & Rezervime
Raportimi: Menaxheri i Rezervimeve / Drejtori i Komercializimit
Vendndodhja e punës: Në strukturat akomoduese dhe qendrat operative të ATDG
ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani pioniere në zhvillimin dhe nismat për turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania ka ngritur dhe menaxhon destinacione të veçanta hotelerie dhe resorte elitare, përfshirë Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). ATDG ju fton të kontribuoni në të ardhmen e turizmit të përgjegjshëm dhe në krijimin e një ndikimi pozitiv kudo. Për ata që kërkojnë siguri në punë, zhvillim në karrierë dhe shpërblim më të mirë me çdo avancim, ATDG paraqitet si zgjedhja më e përshtatshme.
SYNIMI I POZICIONIT:
Agjenti i Rezervimeve Senior mbulon administrimin e avancuar të procesit të rezervimeve, mbështetjen strategjike të veprimtarisë së përditshme dhe përmirësimin e shitjeve në kanalet direkte dhe ato të ndërmjetësuara të rezervimit. Pozicioni synon t’u sigurojë klientëve një përvojë të përshtatur sipas nevojave të tyre dhe të ndihmojë në shtimin e të ardhurave dhe përmirësimin e rezultateve të përgjithshme të departamentit të rezervimeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Administron dhe ndjek rezervimet më komplekse, përfshirë grupet, paketat e personalizuara, eventet, VIP dhe bashkëpunimet B2B.
- Verifikon dhe përditëson disponueshmërinë në PMS dhe Channel Manager, duke bashkëpunuar ngushtë me CRO.
- Ofron trajnim dhe asistencë teknike për agjentët junior dhe punonjësit e rinj lidhur me procedurat dhe standardet e rezervimeve.
- Propozon dhe vë në zbatim strategji për upselling dhe cross-selling, duke përfshirë suitat, spa, darkat tematike dhe paketat speciale.
- Ndjek komunikimet dhe konfirmimet e kërkesave të personalizuara, duke siguruar përgjigje profesionale dhe në kohë të shpejtë.
- Bashkërendon punën me departamentet operative, përfshirë recepsionin, housekeeping dhe F&B, për një përvojë të harmonizuar të klientëve.
- Përgatit çdo javë dhe çdo muaj raporte analitike mbi rezultatet e rezervimeve, prirjet e tregut dhe konkurrencën, së bashku me propozime për përmirësim.
- Vëzhgon komentet dhe përvojat e klientëve pas rezervimit në platformat online OTA dhe Google my Business; ndërhyn kur shfaqen probleme dhe komunikon me strukturën për secilin rast.
- Ndjek procedurat e qiradhënies së Yachtit dhe mban komunikimin me agjencitë dhe klientët.
- Mbikëqyr dhe bashkërendon marrëdhëniet me kompanitë e taksive “Lux taxi dhe Kuq e Zi Taxi”.
- Administron sistemin e Teatrit, krijon dhe konfiguron eventet në të, ndjek shitjen e biletave për eventet dhe raporton periodikisht mbi rezultatet e këtyre shitjeve.
- Jep asistencë teknike për punime grafike, postime dhe përmbajtje marketingu sipas kërkesave të kompanisë, nën varësinë teknike dhe udhëzimet e departamentit të marketingut.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Kërkohet diplomë universitare në Menaxhim Hotelier, Biznes, Marketing ose në një fushë të përafërt.
- Nevojiten të paktën 3 vite përvojë në rezervime ose në front office, në struktura të nivelit të mesëm apo të lartë.
- Kërkohet përvojë në përdorimin e sistemeve të menaxhimit të pronës (PMS), Channel Manager dhe OTA-ve kryesore.
- Anglishtja duhet të zotërohet shumë mirë, si në komunikimin me shkrim ashtu edhe me gojë; njohja e një gjuhe të dytë përbën përparësi.
- Nevojiten aftësi të zhvilluara komunikimi, marrëdhëniesh ndërpersonale dhe vendimmarrjeje nën presion ose përballë kërkesave të paparashikuara.
- Kërkohet vëmendje ndaj hollësive, prirje për analizimin e të dhënave dhe përqendrim te rezultatet.
- Nevojiten njohuri të mira të Excel, raporteve KPI dhe sistemit të Revenue Management.
Dokumentet e kërkuara