AGIKONS
kërkon të punësojë:
ARKITEKT/E
- Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitekturës;
- Diplomë Universitare në Arkitekturë;
- Minimumi 3 vite përvojë relevante pune;
- Aftësi të larta krijuese dhe inovatore;
- Aftësi të larta profesionale në modelim 2 -3 dimensional.
Detyrat
- Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitekturës dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndërtimit;
- Te njohë shumë mirë ligjet-rregulloret në fuqi ,si per sa I përket projekt - zbatimit ashtu dhe në përgatitjen e dokumentacioni Teknik;
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi normativat e projektimit për kategori të ndryshme si: banim, komplekse të ndryshme me objekte rezidenciale dhe hoteleri, shëndetësi, arsim, industri;
- Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kërkuar, inspekton kantierin e ndërtimit;
- Siguron se çdo koncept, skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar;
- Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit;
- Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
- Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet dhe miraton materialet që duhen përdorur;
- Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt;
- Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim;
- Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë duke ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Arkitekturë;
- Minimumi 3 vite përvojë relevante pune;
- Aftësi të larta krijuese dhe inovatore;
- Ndjenjë artistike të lartë dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Të menduarit krijues dhe i orientuar drejt punës në grup;
- Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat dhe për të identifikuar mundësi përmirësimi;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale;
- Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office;
- Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike profesionale si Autocad etj;