Përshkrimi
Qëllimi i rolit: Pozita synon shitjen dhe promovimin e produkteve e shërbimeve të kompanisë, në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj, për të përmbushur objektivat e shitjes të vendosura nga kompania.
Detyrat
Arritja e rezultateve:
- Përmbushja e objektivave sasiore dhe cilësore të përcaktuara nga kompania.
Kënaqësia e klientit:
- Krijimi i besnikërisë së klientëve përmes një përvoje të shkëlqyer shërbimi.
- Promovimi i produkteve dhe shërbimeve Vodafone sipas prioriteteve komerciale.
- Marrja e përgjegjësisë për përmirësimin e përvojës së klientit me kompaninë, përfshirë ndjekjen e ankesave.
- Zbatimi i saktë i procedurave dhe politikave të kompanisë.
Administrimi:
- Sigurimi i arkivimit të rregullt të dokumenteve dhe formularëve.
- Raportimi i çdo mosfunksionimi në veprimtaritë e dyqaneve.
Kualifikimet
Kompetencat, njohuritë dhe përvoja bazë:
- Arsimim / përvojë.
- Preferohet diplomë universitare në biznes.
- Përvojë në shitje.
Njohuri specifike:
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi për të shpjeguar informacionin në mënyrë konfidenciale dhe të qartë.
- Aftësi për të punuar sipas objektivave të përcaktuara.
- Orientim ndaj klientit dhe ofrim i shërbimit të shkëlqyer ndaj klientëve.
- Aftësi për punë në grup.
- Njohje e mirë e gjuhës shqipe; gjuha angleze preferohet.
- Kuptim dhe përdorim i mirë i teknologjive dhe trendeve të reja.
- Njohuri të mira të programeve Microsoft Office.
Kuptimi i biznesit:
- Njohje e mirë e zonës.
- Kuptim i biznesit të telekomunikacionit.
- Njohje e tregut të telekomunikacionit dhe aplikacioneve.