Përshkrimi
Geci SHPK kërkon të punësojë një Inxhinier/e Ndertimi Infrastrukture rrugore ne Zbatim.
Rajoni Tirane
Detyrat
- Të përgatisë dhe të ndjekë planifikimin e punimeve, në përputhje me projektin dhe planin organizativ.
- Të hartojë e verifikojë dokumentacionin teknik dhe ligjor të objektit, përfshirë ditarin e objektit, proces-verbalet, librezat e masave, preventivin, situacionet etj.
- Të garantojë që punimet realizohen sipas politikave të kompanisë.
- Të pranojë punimet e realizuara dhe të kryejë kontrolle të rregullta.
- Të përgatisë raporte ditore dhe javore mbi çështjet e evidentuara dhe progresin e tyre.
Kualifikimet
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Infrastrukturë/Transport.
- Të ketë mbi 5 vite përvojë në zbatimin e Ndërtime Infrastrukturë Rrugore.
- Të ketë përvojë në hartimin e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivit etj.
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve inxhinierike, si Autocad, Paketa Office etj.
- Përparësi ka përvoja në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë, si edhe njohja e mirë e gjuhës angleze.
Kriteret e mësipërme duhet të shoqërohen me referencat përkatëse dhe numra kontakti.