Përshkrimi
Kërkohet të punësohet Inxhinier/e Ndertimi Infrastrukture rrugore ne Zbatim.
Pozita ndodhet në Rajoni Tirane.
Punëdhënësi është Geci SHPK.
Detyrat
- Të përgatisë dhe të monitorojë planifikimin e punimeve, në përputhje me projektin dhe planin organizativ.
- Të hartojë dhe të verifikojë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit, duke përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, preventivat, situacionet etj.
- Të garantojë që punimet të realizohen sipas politikave të kompanisë.
- Të pranojë punimet e kryera në zbatim dhe të zhvillojë inspektime periodike.
- Të përgatisë raporte ditore dhe javore mbi problematikat përkatëse dhe ecurinë e tyre.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të lartë në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Infrastrukturë/Transport.
- Mbi 5 vite përvojë pune në zbatim të Ndërtime Infrastrukturë Rrugore.
- Përvojë në hartimin e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivave etj.
- Njohuri shumë të mira të programeve inxhinierike, si Autocad, Paketa Office etj.
- Përparësi ka përvoja në zbatimin e kontratave për punë publike ne infrastrukture, si edhe njohja e mirë e gjuhës angleze.
Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të dokumentohen me referencat përkatëse dhe numra kontakti.