Përshkrimi
Kompania po kërkon të punësojë një Inxhinier/e Ndërtimi të specializuar në infrastrukturë rrugore për zbatim.
Pozicioni është i vendosur në Rajoni Tirane.
Detyrat
- Të përgatisë dhe të monitorojë ecurinë e grafikut të punimeve në përputhje me projektin dhe planin e organizimit.
- Të hartojë dhe të verifikojë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, preventivin, situacionet dhe dokumente të ngjashme.
- Të garantojë që punimet të realizohen në përputhje me politikat e kompanisë.
- Të marrë në dorëzim punimet e zbatimit dhe të kryejë inspektime periodike.
- Të përgatisë raporte ditore dhe javore, duke pasqyruar problematikat përkatëse dhe ecurinë e tyre.
Kualifikimet
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në Inxhinieri Ndërtimi me profil Infrastrukturë/Transport.
- Të ketë më shumë se 5 vite përvojë pune në zbatim, në fushën e ndërtimeve të infrastrukturës rrugore.
- Të ketë eksperiencë në hartimin e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivëve dhe dokumentacionit të ngjashëm.
- Të ketë njohuri shumë të mira në programet inxhinierike si Autocad, Paketa Office etj.
- Përbën përparësi eksperienca në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë, si edhe njohja e mirë e gjuhës angleze.
Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të shoqërohen me referencat përkatëse me numra kontakti.