Përshkrimi
Tirana International Hotel & Conference Center po zgjeron ekipin e vet dhe ka një vend të lirë pune për Coordinator/e në Departamentin e Rezervimeve.
Kualifikimet
- Kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë, me përparësi në degët Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze, si kusht i domosdoshëm, si edhe njohje e gjuhës Italiane.
- Nevojitet të paktën 5 vjet experience në role të ngjashme.
- Përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim.
- Duhet të kenë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike dhe të internetit.
- Kandidatët duhet të paraqiten me prezencë të mirë.
- Pozicioni kërkon aftësi për të bashkëpunuar në kuadër të një ekipi.
- Kërkohet aftësi për të organizuar dhe përballuar fluksin e punës.
Dokumentet e kërkuara
- Referencat përkatëse duhet të paraqiten së bashku me kriteret e mësipërme.