Përshkrimi
"Tirana International Hotel & Conference Center" është në kërkim të një Coordinator/e në Departamentin e Eventeve.
Kualifikimet
- Të kenë përfunduar studimet e larta; përparësi kanë profilet në Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
- Të zotërojnë në nivel shumë të mirë gjuhën Angleze, si kusht thelbësor, si edhe gjuhën Italiane.
- Të kenë jo më pak se 5 vjet përvojë në role të ngjashme.
- Përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit konsiderohet avantazh.
- Të kenë aftësi shumë të mira në komunikim.
- Të përdorin mirë programet bazë kompjuterike dhe internetin.
- Të paraqiten me prezencë të mirë profesionale.
- Të jenë të aftë të bashkëpunojnë dhe të punojnë në ekip.
- Të dinë të përballojnë dhe organizojnë ngarkesën e punës.
Dokumentet e kërkuara
- CV e shoqëruar me referencat përkatëse dhe numrat e kontaktit.