Përshkrimi
TIRANA INTERNATIONAL HOTEL & CONFERENCE CENTRE është në kërkim të një Financiereje.
Kualifikimet
- Kandidatja duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën Financë.
- Kërkohet së paku 10 vjet përvojë pune si financiere në kompani private; përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit dhe të ndërtimit konsiderohet përparësi.
- Duhet të zotërojë njohuri të mira mbi legjislacionin tatimor.
- Kërkohen njohuri të mira për legjislacionin e punës, deklarimet e punonjësve, si edhe proceset e shitjes dhe blerjes.
- Duhet të ketë njohuri për hartimin e pasqyrave financiare në përputhje me standardet kombëtare të kontabilitetit.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi, frymë bashkëpunimi dhe qasje kërkuese ndaj punës.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira në planifikim dhe organizim.
- Kërkohet njohje e mirë e programeve bazë kompjuterike dhe financiare, veçanërisht Alfa Web.
- Duhet të ketë paraqitje të mirë.
- Kërkohet njohja e gjuhës angleze dhe italiane.
- Mosha e kërkuar është 30 vjeç e sipër.
Dokumentet e kërkuara
- CV e shoqëruar me referencat përkatëse dhe numrat e kontaktit.