Përshkrimi i pozitës
Tirana International Hotel & Conference Center'' po kërkon staf për pozitën e Coordinator/e në Departamentin e Rezervimeve.
Kriteret e kërkuara
- Preferohet përfundimi i studimeve të larta në Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze, si kusht i detyrueshëm, si edhe i gjuhës Italiane.
- Kandidatët duhet të kenë së paku 5 vjet experience ne pozicione te ngjashme.
- Përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit konsiderohet përparësi.
- Nevojiten aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Kërkohen njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike dhe të internetit.
- Kandidati/ja duhet të ketë prezencë të mirë.
- Duhet të jetë i/e aftë të bashkëpunojë në kuadër të një skuadre.
- Kërkohet aftësi për administrimin e fluksit të punës.
Dokumentet e kërkuara
- Kriteret e mësipërme duhet të shoqërohen me referencat përkatëse, përfshirë numrat e kontaktit.