Përmbledhje e pozicionit
"Tirana International Hotel & Conference Center'' po kërkon staf për rolin Coordinator/e në Departamentin e Eventeve.
Kërkesat
- Të ketë përfunduar studimet e larta; preferohen degët Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
- Të zotërojë në nivel shumë të mirë gjuhën Angleze, si kërkesë e detyrueshme, si edhe Italiane.
- Të ketë minimumi 5 vjet përvojë në role të ngjashme.
- Përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit konsiderohet përparësi.
- Të disponojë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike dhe të internetit.
- Të ketë paraqitje të përshtatshme profesionale.
- Të mund të bashkëpunojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit.
- Të jetë në gjendje të organizojë dhe menaxhojë ngarkesën e punës.
Dokumentet e kërkuara
- Kriteret e mësipërme duhet të shoqërohen me referencat përkatëse dhe numrat e kontaktit.