Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting ka një vend të lirë pune për Specialiste Prokurimi.
Përgjegjësitë
- Organizimi dhe bashkërendimi i blerjeve me departamentet e shitjeve, magazinës dhe ekipin teknik.
- Gjetja dhe shqyrtimi i furnitorëve që ofrojnë pajisje elektrike, materiale teknike dhe produkte fotovoltaike.
- Grumbullimi dhe vlerësimi krahasues i ofertave duke marrë parasysh çmimet, cilësinë, specifikimet teknike dhe afatet e furnizimit.
- Dakordësimi me furnitorët për çmimet dhe kushtet e pagesës e të dorëzimit përmes negociatave.
- Hartimi i porosive dhe përcjellja e ecurisë së tyre deri në mbërritjen e mallrave.
- Mbikëqyrja e gjendjes së stokut dhe bashkëpunimi me magazinën për parandalimin e mungesave apo sasive të tepërta.
- Bashkëpunimi me ekipin teknik për të mundësuar sigurimin e materialeve që kërkohen për projektet.
- Menaxhimi i dokumenteve të blerjeve dhe bashkërendimi me financën për çështjet e faturave dhe pagesave.
- Adresimi i vështirësive që shfaqen gjatë porosive dhe furnizimeve, duke siguruar zgjidhjen e tyre.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përvojë pune në fushën e prokurimeve, blerjeve ose furnizimeve.
- Përvoja pranë kompanive që shesin materiale elektrike, teknike ose industriale vlerësohet si përparësi.
- Njohja e pajisjeve elektrike dhe e produkteve fotovoltaike konsiderohet përparësi.
- Të jetë në gjendje të vlerësojë ofertat dhe të bëjë krahasimin e kostove të blerjes.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira për të negociuar dhe komunikuar me furnitorët.
- Të përdorë mirë Excel dhe të jetë e aftë të menaxhojë dokumentacionin.
- Të shfaqë organizim të mirë dhe saktësi, si dhe të menaxhojë disa porosi në të njëjtën kohë.
Puna zhvillohet me këtë orar: E hene – E premte, 08:00–16:00; E shtune, 08:00–12:00.
Dokumentet e kërkuara